'Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era'

'Ka ardhur koha që prioritetet e Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era'

10:59, 27/04/2024
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, bashkëshortja e kryetarit të partisë Ilir Meta, iu është përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve në nisje të Konventës Kombëtare të PL, ku priten ndryshime të thella në strukturën e saj.

E pyetur sesi i përjeton këto ndryshime dhe deri diku largimin e saj ndaj strukturat e PL, pas një aktiviteti prej tre dekadash në politikë, Kryemadhi tha:

“Normal që ndiej keqardhje, sepse nuk  mund të thuash në 30 vjet të jetës tënde politike, të t’i fshijnë me një vendim dhe të të përzënë për shkak se ti ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe nuk ke zgjedhur të ndërtosh përfitime. Kështu që për mua përsëri familja është shumë më e rëndësishme sesa politika. Vazhdoj ta them. në këto 30 vjet politikë  jam investuar që në Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar për të ndihmuar të rinj dhe të reja për të qenë sot ata që janë dhe mund të them që jam një nga “akademitë” politike më të vjetra në 30 vjet në historinë e politikës shqiptare, me shumë të rinj e të reja që sot janë si në Partinë Socialiste, edhe në Partinë e Lirisë, pro mendoj që ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era!

Pse nuk e sfiduat Ilir Metën që të garonit si Presidente përballë tij e Partisë së Lirisë?

Kryemadhi: Po jua them edhe njëherë që në 30 vjet Monika ka qenë një gladiatore në arenën e luftës, e cila bënte shfaqje dhe “Neroni” ngrinte gishtin “vrite ose lëre të jetojë”. Mbas 30 vjetëve politikë ka ardhur koha që Monika nuk do të luftojë më dhe nuk do të bëjë më shfaqje, por Monika do të shikojë diçka tjetër, do të shikojë prioritete të tjera. Mos harroni që ka mbushur 50 vjeç, ka mbushur një gjysmë shekulli dhe një gjysmë shekulli i ri do të vijë.

Apo po largoheni ju nga politika në këtë mënyrë? Jemi para zgjedhjeve parlamentare. Do t’ju heqin nga strukturat sot, nesër do t’ju heqin dhe nga listat e nuk do të jeni më as deputete. Çfarë do të ndodhë?

Kryemadhi: Jeta është shumë e gjatë, ka akoma. Çfarë e sjell minuti, nuk e sjell sekondi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco