Çollaku: Veliaj drejton vjedhjen në Bashkinë e Tiranës! Aleancë e drejtësisë me grupin e strukturuar kriminal

Çollaku: Veliaj drejton vjedhjen në Bashkinë e Tiranës! Aleancë e drejtësisë me grupin e strukturuar kriminal

09:39, 22/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për aferën e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, aferën 5D, si dhe krye-aferën e inceneratorëve, që kanë përfshirë Bashkinë e Tiranës.

Sipas Çollakut, ‘në Bashkinë e Tiranës ka rënë një tërmet financiar dhe tërmet ligjor, po të marim në konsideratë numrin e të pandehurve, drejtorëve të arrestuar, duke privatizuar bashkinë’.

Gjithashtu, gazetari thekson se ‘Prokuroria e Posaçme duhet të kërkojnë me emergjencë pezullimin e kryetarit të bashkisë nga detyra’ por meqë kjo gjë nuk po ndodh, duket se kemi një aleancë të pakuptimtë të drejtësisë që i ka kthyer kurrizin ndëshkimit ligjor, dënimit të hajdutëve, të këtyre njerëzve që po marrin paratë publike ditën për diell.

Çollaku: Në Bashkinë e Tiranës ka rënë një tërmet financiar dhe tërmet ligjor. Po të marim në konsideratë numrin e të pandehurve, drejtorëve, unë konsideroj të pandehur edhe kryetarin e bashkisë zotin Veliaj. Janë më shumë ‘D’. Janë inceneratorët ‘kryeD-ja’ dhe pastaj 5 drejtorët e bashkisë, si dhe çdo drejtor. Ky ekip, kodi penale e përcakton qartë, kjo është organizatë kriminale. Shuma e parave publike që janë plaçkitur nga këta drejtues, është privatizuar bashkia. Prokuroria e Posaçme duhet të kërkojnë me emergjencë pezullimin e kryetarit të bashkisë nga detyra. Kemi individë që drejton bashkinë më të madhe në vend, të themi ‘qeveria e Tiranës’ dhe ka mundësi të vërë dorë mbi dokumentacion, mbi shkresa, mbi prova, që janë të rëndësishme për hetimin. Një njeri që duhet të ishte i pandehur drejton akoma vjedhjen. Ky grup i strukturuar kriminal që qeveris pushtetin vendor në Tiranë dhe merr paratë publike duke i bashkëndarë me shtabin e tij elektoral këto qindra milionë euro dhe akoma nuk shoh një prokuror të mbërrijë në dyert e Bashkisë Tiranë, por duhet të jenë qytetarët si prokurorë që ta ndëshkojnë, ta arrestojnë dhe ta ndalojnë këtë, këtu kemi një aleancë të pakuptimtë të drejtësisë që i ka kthyer kurrizin ndëshkimit ligjor, dënimit të hajdutëve, të këtyre njerëzve që po marrin paratë publike ditën për diell. Thyerja e bankës kërkon disa përgatitje më të mëdha, këta e thyejnë ditën për diell, e plaçkitin nga e hëna në të diel.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco