Tabaku: Një sistem i padrejtë nuk mund të ndërtojë një Shqipëri më të mirë

Tabaku: Një sistem i padrejtë nuk mund të ndërtojë një Shqipëri më të mirë

13:15, 20/04/2024
A+ Aa A-

Në postim në rrjetet sociale deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka analizuar dhe një herë situatën me taksimin e profesionistëve të lirë. Një temë që ajo ka kohë që e shqyrton sa në parlamenta edhe ne rrjetet sociale ndërsa ka dërguar në emër të grupit parlamentar të PD një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo argumentoi se një sistem i padrejtë taksimi nuk mund të ofrojë një Shqipëri më të mirë dhe një shoqëri më të drejtë. Ndaj taksimi i profesionistëve të lirë është një tjetër goditje për shtresën e mesme.

“Mijëra mesazhe nga të rinjtë, profesionistë të lirë që kanë filluar nga 1 prilli të marrin taksën e re të shtuar 30%-40% të xhiros. Teknologjia e informacionit,  ekonomi, dentistë, farmacistë; 30 mijë profesionistë të lirë të cilët janë duke paguar një taksë jo të drejtë, një taksë të pabarabartë, të një sistemi të pandershëm taksimi i cili nuk promovon punën, nuk nxit punën por promovon dhe nxit korrupsionin. Për këtë arsye kemi çuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj shumë që të gjithë profesionistët e lirë t’i bashohen zërit kundër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Ne duhet patjetër që ta ndryshojmë këtë realitet. Ne duhet patjetër që të mbështesim shtresën e mesme, duhet të mbështesim inovacionin, të mbështesim punën. Duhet të mbështesim këdo që do të sakrifikojë për të jetuar këtu. Nuk mund të jetë Shqipëria e modelit të korrupsionit! Nuk mund të jetë Shqipëria e favorizimit dhe përjashtimit nga taksat dhe nga ana tjetër taksa të padrejta për ato që punojnë.  Këtë realitet duhet të ndryshojmë dhe këtë sistem duhet të ndryshojmë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco