VIDEO/ Ja vendi ideal ku mund të bëni plazh sipas 'këshillave' të Olta Xhaçkës

22:40, 19/04/2024
A+ Aa A-

Olta Xhaçka, ish-ministrja dhe deputetja strategjike e Edi Ramës, është kthyer në një objekt memesh pas pohimit të saj, se bregdetin në jug, atje ku me vendimin e Qeverisë, Artan Gaçi nisi ndërtimin e një hoteli luksoz, e kanë marrë se kishin frikë mos zbrisnin me çadra në krah njerëz nga mali.

Dhe referuar kësaj deklarate të Xhaçkës, Piranjat investiguan se ku mund të bëjnë plazh ata që sipas Oltës zbresin nga mali.

Jo për gjë, por shumë nga kolegët që Xhaçka ka në sallën e Kuvendit, madje edhe në grupin parlamentar, duhet ta mendojnë seriozisht se ku mund të bëjnë plazh, ose t’I kërkojnë Oltës ti sqarojë më shumë, se deri në çfarë lartësie, lejohen ata që zbresin për të bërë plazh atje ku mendon strategjikja e Ramës.

Piranjat kanë pyetur dhe sigurisht që kanë zbuluar se ku mund të bëni plazh këtë verë…     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco