Shehaj: Protestuesit shkaktuan një dëm 300 euro, banda Veliaj ka vjedhur 100 mln euro

Shehaj: Protestuesit shkaktuan një dëm 300 euro, banda Veliaj ka vjedhur 100 mln euro

21:59, 19/04/2024
A+ Aa A-

Brisida Shehaj, eksperte ekonomie, ka ironizuar reagimin e disa prej ambasadorëve, që u shfaqën të shqetësuar sot për molotovët që u hodhën para Bashkisë, ndërsa protestuesit kërkonin largimin e Erion Veliajt i kapur në vjedhje përmes ‘5D’.

Shehaj, përmes rrjeteve sociale, shkruan se shqiptarët janë po aq qytetarë evropianë (biles jemi ca më shumë të urtë po ta krahasojmë me pamjet e më poshtme) sa ata në Paris, Itali, Greqi dhe po aq perëndimor sa ata në Washington, New York etj.

“Ambasadorë të nderuar që vini për tu shërbyer, qytetarëve tuaj, sot nga protestuesit u shkaktua një dëm 300 euro ndërsa Erion Veliaj bashkë me hajdutët që ka punësuar kanë vjedhur mbi 100.000.000 EURO nga taksat tona”, shkruan Shehaj.

Postimi nga Brisida Shehaj

Sot Ambasadoret u shqetësuan se protestuesit hodhën molotov në derën e Bashkisë Tiranë.

Ambasadorë të nderuar që vini për tu shërbyer, qytetarëve tuaj, sot nga protestuesit u shkaktua një dëm 300 euro ndërsa Erion Veliaj bashkë me hajdutët që ka punësuar kanë vjedhur mbi 100.000.000 EURO nga taksat tona.

Ne jemi po aq qytetarë Evropian (biles jemi ca më shumë të urtë po ta krahasojmë me pamjet e më poshtme) sa ata në Paris, Itali, Greqi dhe po aq perëndimor sa ata në Ëashington, Neë York etj.

Kemi të drejtën tonë të protestojmë dhe të revoltohemi se në finale atë derën e Bashkisë e paguajmë po ne.

Kurse ju KENI detyrimin të shihni shpërdorimin e parave të taksapaguesve tuaj që paguan drejtësinë e re, që është më e vjetër se ajo që kishim.

Dilni e tregojini Shqiptarëve që korrupsionin nuk e amnistoni e boll statuse për protestat e qytetarëve kundër korrupsionit.

PORTA 300 EURO

VELIAJ & HAJDUTET 100.000.000 EURO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco