Kryemadhi: Nuk më rruhet shumë për SPAK

Kryemadhi: Nuk më rruhet shumë për SPAK

20:09, 19/04/2024
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, deputete e PL-së, dha një mesazh të qartë për të gjithë ata, që flasin për një arrestim të mundshëm të saj.

Nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, Kryemadhi u shpreh se nuk i rruhet fare as për SPAK dhe as për burgun.

 “Meqenëse kam dëgjuar shpesh që nga drejtues apo rrethi i ngushtë i administrimit të godinës, shumë prej jush thërriten dhe ju thuhet distancohuni nga Monika Kryemadhi se ajo do shkojë në burg dhe do ketë problemet e veta, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un.

Sa kam parë kumbulla e fara luledielli të tillë në jetën time në 30 vjet. Si puna e këtyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Por një ta keni të qartë, halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco