Kryemadhi: PL s’ka nevojë për prerje kokash! Meritokracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi

Kryemadhi: PL s’ka nevojë për prerje kokash! Meritokracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi

20:07, 19/04/2024
A+ Aa A-

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL, Monika Kryemadhi foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash.

Sipas Kryemadhit, prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja.

Gjithashtu Kryemadhi u shpreh se votat nuk bëhen me like dhe share, por duke u takuar me njerëzit dhe duyke zgjidhur probleme.

Kryemadhi: Në një parti politike, meritopkracia ka rëndësi më shumë sesa servilizmi. Servilizimi dhe jesmenet i mbyllin jetën asaj.

Tradhtarët në krye të PL, ku nga këto një prej tyre jam unë, ju ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën. Aq më shumë shumë djem dhe vajza të reja të cilët nuk kanë pasur mundësinë që nga largimi i Petrit Vasilit nga drejtimi, dyert e PL kanë qenë të mbyllura.

Mendoj se prioritetet e PL, nuk janë përjashtimet, por janë hapja e partisë, krijimi i hapësirave të reja. Edhe për të mësuar nga gabimet e Monika Kryemadhit. Nuk jam e pagabueshme. PL nuk ka nevojë për prerje kokash, sepse nuk ka cfarë koka të presë. PL ka nevojë për një program dhe hapësirë të re që ui krijon mundësi grave dhe vajzave, por jo atyre që përdoren dhe ngrihen kundër njëra tjetrës.

 Votat nuk bëhen me ‘like’ dhe ‘share’, por duke u takuar me njerëzit dhe duke zgjidhur probleme.

Detyra jonë është t’i hapim, sytë njerëzve, të forcojmë institucionin e familjes sepse familja e vogël bën familjen e madhe.

Detyra e  një anëtari të partisë nuk është të vijë me ‘Piaggo’ dhe nesër të largohet me ‘Range Rover’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco