Berisha: Beteja jonë, krijimi i një qeverie teknike, si kushti themelor për mundësisë e rotacionit të pushtetit me votën e lirë

Berisha: Beteja jonë, krijimi i një qeverie teknike, si kushti themelor për mundësisë e rotacionit të pushtetit me votën e lirë

19:23, 19/04/2024
A+ Aa A-

“Beteja jonë sot është për krijimin e një qeverie teknike si kushti themelor i krijimit të mundësisë së rotacionit të pushtetit në Shqipëri me votën e lire”, u shpreh kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur me anëtarët e departamenteve në këtë parti, ku është diskutuar mbi programin e kësaj force politike.

Berisha tha se ju keni një shans historik, të hartoni programin jo vetëm të shpëtimit të Shqipërisë, por programin e avancimit të saj në nivelet e një vendi të zhvilluar.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Ne jemi parti që besojmë tek liria e individit si gjenerator kryesor i prosperitetit, mirëqenies dhe në këtë kontekst ne vazhdojmë të besojmë tek taksat e ulëta, qeveria e vogël, konkurrencë e ndershme.

Ne do të ju japim përgjigje serioze me programin tonë, efekteve shkatërrimtare të narkoshtetit mbi mjedisin në Shqipëri, mbi sistemin arsimor, mbi sistemin shëndetësor, mbi klasën e mesme.

Ju keni një shans historik, të hartoni programin jo vetëm të shpëtimit të Shqipërisë, por programin e avancimit të saj në nivelet e një vendi të zhvilluar.

Në rrafshin praktik, ajo që kërkohet është para së gjithash letra e politikave, e departamenteve sipas fushave, ‘policy paper’. Një dokument konçiz, jo më shumë se 3-4 faqe. Duhet të jetë sintezë e programit që ju do të hartoni.

Por ky dokument duhet të paraqesë gjithashtu, sipas rëndësisë renditjen e çështjeve dhe qëndrimeve që do të mbahen.

Keni parasysh jemi në një situatë emergjence.

Nëqoftëse jashtë kësaj situate do të kërkoja nga ju që të përpiloni, hartoni, programin afatshkurtër, do të thotë 100 ditëshin e qeverisjes, afat mesëm, vitin e parë të qeverisjes dhe afatgjatë 4-vjeçarin e saj, tani më duhet të ju shtoj edhe një komponent shumë të rëndësishëm; atë të qeverisë teknike.

Sepse beteja jonë sot është për krijimin e një qeverie teknike si kushti themelor i krijimit të mundësisë së rotacionit të pushtetit në Shqipëri me votën e lirë. Por qeveria teknike është një qeveri që qeveris, dhe për sa kohë sa ajo mbetet, sigurisht që objektivi i saj kryesor do të jetë përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por prap jeta shoqërore dhe ekonomike e vendit nuk pushon.

Duhet të përcaktohen edhe masat  që do të merren. Mundësisht për të ndaluar sa më shpejt që të jetë e mundur këtë degradim të madh të situatës dhe për të bërë një kalim të butë, në 100 ditëshin apo në periudhën e qeverisjes së ardhshme të PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco