Batutat/ ‘Paskemi mysafirë’, Kryemadhi-Metës: Unë jam këtu, jemi të shtëpisë…

Batutat/ ‘Paskemi mysafirë’, Kryemadhi-Metës: Unë jam këtu, jemi të shtëpisë…

19:21, 19/04/2024
A+ Aa A-

Partia e Lirisë zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, e cila në nisje u shoqërua me batuta mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Në momentin kur hyri në sallën e mbledhjes, Meta bëri shenjën e dy gishtave lart, teksa iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Ai e konsideroi si mrekulli mendimin ndryshe në parti, teksa tha se nuk rreikon përçarjen partia, pavarësisht përolasjeve që ai ka me bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Gazetari: Z Meta keni bërë stërvitje mjaftueshëm sot sepse është zonja Kryemadhi brenda?

Meta: Është frymëzim i madh për përmbushjen e 5 prioriteteve. Ka ndonjë gjë tjetër brenda?

Gazetari: Monika Kryemadhi, të tjerët janë të gjithë brenda.

Meta: Është mrekulli e madhe që pas 20 viteve në parti ka mendim ndryshe.

Gazetari: A rrezikon përçarje Partia e Lirisë sot?

Meta: Jo, asnjëherë në botë.

Pasi ka hyrë në sallë, Ilir Meta është iu ka dhënë dorën funksionarëve dhe anëtarëve të Partisë së Lirisë, mes tyre dhe bashkëshortes Monika Kryemadhit. Kjo e fundit ka veshur një bluzë me mbishkrimin “Here i Am” (Unë jam këtu).

Në momentin kur Meta u fut në sallë, u drejtua me fjalët “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi iu përgjigj duke thënë: “Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco