Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

‘Lëvizja patriotike ndalet në Shkodër’/ Kalaja: Shpopullimi, plaga më e madhe që Shqipëria po përjeton

‘Lëvizja patriotike ndalet në Shkodër’/ Kalaja: Shpopullimi, plaga më e madhe që Shqipëria po përjeton

18:46, 19/04/2024
A+ Aa A-

Lëvizja patriotike, ‘Shqipëria kundër shpopullimit’ ka vijuar takimet me qytetarët, ku ditën e djeshme, 18 prill 2024 është ndalur në Shkodër.

Aktivisti dhe njëherazi organizatori i kësaj lëvizje, Aulon Kalaja e ka vlerësuar këtë takim si më i bukuri dhe i mbushur me plot mbresa.

‘Pjesmarrje masive, gjithpërfshirëse, diskutime me nivel të lartë intelektual dhe që buronin nga shpirti, për të shëruar plagën më të madhe që vendi ynë po përjeton, shpopullimin’, shkruan Kalaja.

Postimi i plotë:

Vetëm “SHKODËR LOCJA” mund të na e bëjë këtë pritje madhështore!

Nga 15 takimet që kemi zhvilluar, pa diskutim që ky ishte më i bukuri dhe i mbushur plot me mbresa. Pjesmarrje masive, gjithpërfshirëse, diskutime me nivel të lartë intelektual dhe që buronin nga shpirti, për të shëruar plagën më të madhe që vendi ynë po përjeton, shpopullimin. Nisma “Shqipëria kundër shpopullimit” mori një përmasë tjetër që nga dje. Mbajtëm shënim çdo këshillë të mençur shkodrane dhe busullën patriotike e kemi nga Shkodra, sepse Shkodra na ka dhënë përherë leksione dhe pa Shkodër nuk mund të ketë Shqipëri.

Faleminderit SHKODËR LOCE!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco