Bylykbashi: Rama e ktheu korrupsionin në art, shqiptarët kanë nevojë për një shtet të drejtë

Bylykbashi: Rama e ktheu korrupsionin në art, shqiptarët kanë nevojë për një shtet të drejtë

18:41, 19/04/2024
A+ Aa A-

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD-së, gjatë një takimi me departamentet e kësaj partie, ka vlerësuar rolin që kanë luajtur ato në skanimin e qeverisjes së PS-së, e cila i ka shkaktuar një dëm të madh jo vetëm shtetit, por edhe shqiptarëve.

Bylykbashi tha se skanimi ka treguar një qeverisje skandaloze nga Edi Rama.

“Vendim i paprecedentë jo vetëm për demokracinë shqiptare, por për gjithë demokracitë në vendet ish-komuniste, është arrestimi i liderit të opozitës, Sali Berisha, pa pasur prova dhe fakte”, tha Berisha.

Ai u shpreh se përballë kemi një regjim që ne duhet t’I qëndrojmë përballë dhe të përballemi me të.

Bylykbashi tha se nuk është thjesht një sistem korruptiv, por një korrupsion i ngritur në art, që ka vetëm një autor: Edi Ramën.

Nënkryetari i PD-së tha se Edi Rama sot kontrollon gjithçka nga sistemi gjyqësor, te media, shoqëria civile, institucionet, ndaj dhe sot jemi në një krizë shumëplanëshe.

Bylykbashi tha se zgjedhjet e shkuara treguan se si pushteti përdoret për të grabitur votën dhe më pas për të grabitur pasuritë e shqiptarëve.

“Denoncimi i korrupsionit përdor indinjatë, por edhe reagim. Ndaj kemi protesta të irritueshme, sikundër ishte ajo e zhvilluar sot”, tha Bylykbashi.

Ai tha se lufta anti-korrupsion është në themel të një qeverisje të pastër, por e rëndësishme është se kush do të jetë oferta jonë, për ti kthyer shpresën shqiptarëve,

“Shqiptarëve i duhet jo vetëm një shtet i vogël, por duhet një shtet i drejtë”, tha Bylykbashi. Sipas tij, ne duhet t’I ofrojmë shqiptarëve një alternativë, që tu lehtësojë jetën shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco