VIDEO/ Gjekmarkaj: Këtu është vjedhur fitorja e PD! Zjarri do djegi korrupsionin e Veliajt dhe drejtorëve

18:15, 19/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Agron Gjerkmarkaj, gjatë takimit me demokratët e Belshit, ka vlerësuar këtë zonë si një ndër më të bukurat e Shqipërisë, por e varfër dhe një zonë që po vuan plagën e shkretimit dhe të emigracionit.

Sipas Gjekmarkaj, në Belsh mazhoranca solicialiste vodhi mandatin e kandidatit për kryebashkiak të PD-së, ashtu siç ka vjedhur Shqipërinë me skemat e njëjta si ajo e kompanisë së drejtorëve të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ‘5D’.

Gjekmarkaj: Më ka mbetur gjithmonë në mendje një propozim që dikur rilindësi kombëtar Sami Frashëri ka pas bërë që kryeqyteti i Shqipërisë të vendosej në këtë zonë të cilën e konsideronte një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Në fakt kjo zona prap është ndër më të bukurat e Shqipërisë por është e varfër dhe është një zonë që po vuan plagën e shkretimit dhe të emigracionit. Pse ndodh kjo?

Shqipëria po vidhet, vidhet Belshi, vidhet Dumreja, këtu është vjedhur fitorja e PD, një fitore që do të rikthehet shumë shpejtë. Këtu vidhet paraja publike nga këta që qeverisin. Vidhet në Belsh vidhet në Tiranë, ju e keni parë që PD sot në dyert e asaj bashkie ka bërë një protestë bashkë me shoqërinë civile, keni parë një zjarr simbolik i cili është zjarri që do të djegë korrupsionin e Erion Velisë dhe drejtorëve të tij 5D.

Skema e 5D, është një skemë që funksionon në çdo ministri dhe bashki të Shqipërisë, është skema e vjedhjes së parasë publike, është skema e patronazhimit të parasë publike, një para që vidhet për të vjedhur vota dhe për të mbajtur nën peng dhe nën sundim Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco