Nga Alba Kepi
Si me urdhër të një komande nën armë, selitë kryesore diplomatike në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasada Amerikane, Ambasada Italiane, reaguan të shqetësuar në mbrojtje të godinës së Bashkisë së Tiranës.
Sot kjo ndërtesë as nuk u shemb siç ndodhi me Teatrin, pronat e shtëpitë e shumë shqiptarëve në këto vite regjim Veliaj, as u shkatërrua e u dëmtua siç po ndodh me Sahatin, as u zhduk si po ndodh me zonën historike, as u mor peng siç po bëjnë me pasurinë kombëtare të Tiranës e Shqipërisë.
Kjo godinë është e qytetarëve që me votë o protesta demokratike, vendosin kush e si t'i qeverisin.
Sot u protestua kundër vjedhjes, korrupsionit, krimit e grupeve kriminale që pasurohen me paratë publike.
Sot u protesta dhe kudo tjetër në botë për kauza të ndryshme.
Në Napoli, studentët me fflakadanë e ëdo mjet proteste u përleshën me policinë kundër vendimeve të NATO.
Në Romë profesorë e studentë protestuan kundër projekteve bashkëpunuese me Izraelin që ushqejnë iindustrinë e luftês. Po molotov e tymyese u hodhën.
U protestua në Washington kundêr G7 në Capri.
Protesta është forma e instrumenti më demokratik që ka një popull.
Ambasada te selitë Diplomatike në Tiranë i prisnim të reagonin kundër skandaleve korruptive, krimit, në mbrojtje të ligjit.
Pritëm e presim të reagojnë në mbrojtje të demokracisë e së vërtetës, në mbrotje të pluralizmit e kundër arrestimit të liderit të opozitës
Ky reagim si nën armë e të gjithë në një, i diplomacisë në Tiranë, i ngjan një qoke politike me haraç demokracinë.
Mos vallë i njohin hallet e shqiptarëve më shumë se vetë populli?
Në vendet e tyre asnjë ambasadë i seli e huaj do të ndërhynte në protestat legjitime të një kombi.
Diolomatë mbroni demokracinë jo hajdutët.
Detyra juaj është të krijoni ura mes popujve, e jo të ngrini mure mes jush e popullit që ju mikpret.
© SYRI.net