VIDEO/ Këlliçi: Ambasada e SHBA evidentoi korrupsionin e Veliajt, turp për ata që mbrojnë një hajdut

18:10, 19/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, drejtues politik për PD në Tiranë, tha se benjamini i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, është kapur në vjedhje.

Gjatë takimit me demokratët në Belsh, Këlliçi tha se nuk e di se çfarë duhet të ndodhë më shumë në një vend normal, kur kapet një kryetar bashkie, si Erion Veliaj, duke vjedhur, kur kapen drejtorët e tij duke vjedhur 100% të tenderave.

Ai tha se sot disa drejtorë janë në burg, ndërsa të tjerë shumë shpejt do të shkojnë në burg .

“Erion Veliaj ka vjedhur 130 mln euro nga një incinerator që nuk ekziston. E patë Veliajt se si i trajtoi vjedhjen e 30 mln eurove me ‘5D’? i krahasoi me ato pjatat me patate, sikur bien ato patatet në tokë, duke thënë se këto janë gjëra të vogla, ndërsa janë vjedhur 30 mln euro. Me ato 30 mln euro mund të ishte zgjidhur çështja e strehimit për 2 mijë familje”, tha Këlliçi.

Në vijim ai shtoi se është shumë i zhgënjyer nga reagimet e miqve tanë ndërkombëtarë, që nuk përmendën korrupsionin e Erion Veliajt.

“Ndër gjithë reagimet, shquaj dhe përshëndes reagimin e ambasadës së SHBA në raport me evidentimin e korrupsionit me emrin e Erion Veliajt, duke e thënë hapur fare sot: që qytetarët kanë të drejtë për të kërkuar veprime konkrete kundër korrupsionit, dhe ky korrupsion ka një emër, Erion Veliaj.

Dhe kjo nuk na bën ne me turp, por ata që marrin përsipër të mos thonë asnjë fjalë për banditë të kësaj natyre, për hajdutë të kësaj natyre. Kjo bën me turp ata që marrin përsipër të mbrojnë hajdutërinë në këtë vend”, tha Këlliçi.  

Ai u shpreh se beteja që ka nisur PD në Tiranë dhe kudo do t’a çojmë deri në fund. “Unë e di që bashkia këtu është humur për një grusht votash, por ua kanë vjedhur”, tha Këlliçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco