Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

Zhvillimet në PL, reagon Kryemadhi: Çdo tentativë imponuese përjashtuese është ...

17:15, 19/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë së Lirisë, ish-kryetarja Monika Kryemadhi ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet brenda kësaj force politike.

Pak më shumë se 1 orë para mbledhjes së Këshillit Drejtues Kombëtar të PL-së, Kryemadhi shkruan se, çdo tentativë përjashtuese nuk i shërben partisë.

Reagimi i Monika Kryemadhit:

Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.

Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to.

Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujtdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes.

Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. 

E drejta për tu përmirësuar është për këdo.

Sot në orën 18:00 në KDK e PL.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco