SYRI TV/ Qytetarët protestë para bashkisë së Tiranës, 'djegin' korrupsionin e Erion Veliajt

17:12, 19/04/2024
A+ Aa A-

Qindra qytetarë kanë protstuar para Bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit që ka mbuluar këtë institucion.

Në protestën e thirrur nga Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt dhe të jap dorëheqjen e të përgjigjet siç drejtorët e tij të kapur duke vjedhur taksat e qytetarëve.

Nuk kanë munguar as reagimet e forta, ku derës së bashkisë i është vënë flaka në shenjë simbolike të djegies së korrupsionit dhe uzurpimit të saj nëpërmjet vjedhjes.

Këshilltarët Bashkiakë kanë tentuar sërish të futen në ambientet e tyre të punës, por janë penguar nga policia ccka ka shkaktuar edhe tensione.

SYRI TV

Qindra qytetarë, kanë protestuar këtë të premte, para bashkisë së Tiranës, në një tubim të rritur nga alenca për teatrin, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit korruptiv 5D, që çoi në pranga, disa nga drejtoret e bashkisë. 

Në shenjë revolte ndaj vjedhjeve në bashki, qytetarët hodhën flakadanë dhe i vendosën flakën, dyerve të bashkisë së kryeqyetiti, me simboliken për të djegur, atë që e cilësojnë si korrupsionit të kryebashkiakut Veliaj.  

Këshilltarë e opozitës në këshilin bashkiak dhe përfaqesues të aleancës së teatrit u shprehën se qëndresa e tyre do të vijojë deri në largimin e Erion Veliaj nga posti  i kryebashkiakut të Tiranës.  

Përfaqesues të aleancës se teatrit, këshilltarët bashkiakë, nuk u lejuan të hyjnë në ambientet e bashkisë, e cila ishte rrethuar nga të gjitha anet, me forca të shumëta policie, ccfare solli  përplasje dhe tensione te forta.

Qytetarët u përplasën me forcat e policisë, ne tentativë, për të e hequr barrierat metalike, të vendosura para bashkisë.

Momente tensione u shkaktuan edhe nga përfshirja e policëve të infiltruar në protestë, të cilët u diktuan nga qytetarë, që I larguan nga protesta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco