VIDEO-SYRI TV/ Agjentët e policisë infiltrohen në protestë, Këlliçi: Policia po terrorizon të rinjtë

16:57, 19/04/2024
A+ Aa A-

Efektivë policie civilë, të maskuar me kapuça e syze janë urdhëruar që të infiltrohen mes protestuesve, për të nxitur incidente dhe më pas shoqëronin protestuesit që kërkonin dorëheqjen e Erion Veliajt. Pasi u identifikuan mes turmës para Bashkisë, agjentët e maskuar, nuk kanë kursyer arrestimet e dhunshme në rrugët e Tiranës të disa prej protestuesve.

Nga SYRI TV   

Rasti i pa precedentë është regjistruar në protestën e qytetarëve para bashkisë së Tiranës që kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Efektivët e policisë janë urdhëruar të heqin uniformat policisë dhe më pas janë maskuar duke  veshur me kapuç në kokë dhe syze, ku janë futur në brendësi të protestës për të nxitur incidente. Agjentë të maskuar, janë identifikuar nga protestuesit dhe me pas janë dëbuar nga protesta

Por agjentët e maskuar edhe pse janë identifikuar në protestë e kanë vijuar sërish misionin e tyre duke ndjekur protestuesit në rrugët e Tiranës. Teksa i kanë ndjekur ata më pas i kanë shoqëruar me dhunë në komisariate. Madje pamjet tregojnë dhunën që agjentë civil të maskuar kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve në rrugët e Tiranës sapo këta të fundit kanë lënë protestën.

Agjentët e maskuar pa asnjë shenjë identifikimi, nuk kanë nguruar që të shkojnë as në selinë e Partisë Demokratike duke rrethuar godinën për të arrestuar protestuesit. Agjentët janë hasur me rezistencën drejtuesve të PD e qytetarëve që qëndronin në selinë blu.

Numri i qytetarëve të shoqëruar sipas burimeve nga policia e Tiranës është 10 persona. Ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për protestuesit që janë arrestuar, apo edhe dhunuar gjatë arrestimit nga agjentë të infiltruar dhe pa shenja identifikuese te policisë së Shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco