VIDEO/ Bushati: Ambasadorët janë kthyer si kaptera të Policisë Bashkiake, kanë humbur realitetin

16:45, 19/04/2024
A+ Aa A-

Ambasadorët e Perëndimit në Tiranë janë kthyer si kapterrë të Policisë Bashkiake.

Kështu u shpreh analisti Andi Bushati në një intervistë për Syri Tv, duke komentuar në këtë mënyrë reagimin e ambasadave pas protestës para bashkisë së Tiranës.

Bushati tha se ato reagimet dukeshin si të porositura dhe për këtë mjafton të shikoni se kush i ka bërë ‘pëlqime’ apo commente postimeve.

 Analisti tha se duket se ambasadat janë të shqetësuara sepse nxihen muret e bashkisë, por nuk janë të shqetësuara për vjedhjet galopante që ndodhin në Shqipëri.

“Ambasadorët kanë humbur çdo lloj realiteti dhe fatkeqësisht po i trajtojnë shqiptarët si popull debil”, tha Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco