Petrit Vasili: Ambasadorët që pranojnë standarte pandërshkueshmërie nga Spak për Ramën, nuk duhet të dëgjohen!

Petrit Vasili: Ambasadorët që pranojnë standarte pandërshkueshmërie nga Spak për Ramën, nuk duhet të dëgjohen!

16:31, 19/04/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili:

Në dreq Ambasadorët memecë ndaj hajdurisë mafioze të pandëshkuar te Ramës e Veliajt dhe llafane kundër opozitës!

Diplomatet e huaj te akredituar ne Shqiperi ne menyre tragjikomike behen memece dhe mbyllin gojen perpara denoncimeve shume te renda te korrupsionit te Rames dhe Veliajt dhe pandeshkueshmerise se tyre nga SPAK-u.

Por po keta ambasadore behen llafazane te palodhur per komentuar opoziten dhe aksionin e saj parimor dhe demokratik dhe per te predikuar lloj lloj liturgjishë pseudodemokratike pa asnje bazë e fakt, por thjesht se kete u kerkon Rama.

Te njejtet ambasadore flasin pambarim per sukseset imagjinare te reformes totalisht te kolapsuar e te kapur ne drejtesi.

Po te njejtet qe kane mbyllur gojen perballe Narkoshtetit te Rames, qe eshte quajtur Kolumbi e Evropes.

Por po keta nuk guxojne te flasin per kapjen totale te drejtesise nga Rama, qe ka sjelle betonimin e pandeshkueshmerise per te dhe gjithe banden rilindase qe e rrethon.

Nuk flasin per aferen mafioze te Portit te Durresit ku u dhunua hapur Marreveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Nuk flasin per moszbatimin kriminal te vendimeve te Gjykates Kushtetuese nga Rama dhe deputetet e tij.

Nuk flasin kur shohin e degjojne aferat e kryeministrit,ministrave, deputeteve,kryetareve te bashkive, drejtoreve etj.

Nuk flasin kur shohin SPAK-un qe si gjymtyre e kalbur e Rames denon me arrest Berishen pa akuze dhe ne dhunim te cdo ligji e procedure parlamentare, ndersa Beqja, ministra dhe kryetare bashkie jane te lire dhe bredhin rrugeve megjithse mbi ta ka nje mal me akuza.

Nuk flasin per inceneratoret nje afere qe do te trondiste edhe vendet e tyre po te ndodhte atje.

Nuk flasin per 5D e Bashkise se Tiranes, te nje bande kriminale qe kapercen edhe çdo imagjinate mafioze vetë.

Nuk flasin kur ushtria e nje vendi te NATO-s si Shqiperia konstatohet se kultivon droge.

Nuk flasin kur bllokohet e gjithe llogaridhenia ne Parlament duke bllokuar Komisionet Hetimore e qe edhe sot de facto edhe ato dy te vetme qe u ngriten jane realisht te blllokuara.

Nuk flasin per dhunen shteterore dhe shkeljen e te drejtave te qytetareve per te protestuar.

Ambasadore, qe pranojne standarte pandeshkueshmerie absolute nga SPAK per Ramen dhe Veliajn nuk meritojne te degjohen.

Ambasadore qe mbeshtesin drejtesine me regji dhe nje SPAK si kobure e ndryshkur ne duart e Rames per ta mbrojtur nga ndeshkimi, duhet te mbyllin gojen.

Ambasadore, qe pranojne per ne shqiptaret standarte te papranueshme per shtetet e tyre nga ata vijne, jane shembulli elokuent i diplomacise se havjarit thene me thjesht e qarte i diplomacise se korruptuar.

Ne dreq keta lloj ambasadoresh, qe imponojne dreqërira ne token tone, vendin vendin tone, ne atdheun tone ku zot jemi ne vete, si amanet i te pareve tane, qe e mbrojten me gjak kete toke edhe kur mjaft vende te huaja donin te na coptonin.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco