Ambasadori britanik: Lëreni Lalin të vjedhë i qetë

Ambasadori britanik: Lëreni Lalin të vjedhë i qetë

16:01, 19/04/2024
A+ Aa A-

Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës u pasua me reagime nga ambasadat, një prej të cilëve edhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar,

Theksi vihej se në demokraci nuk ka vend për akte dhune, referuar disa flakadanëve apo molotëvëve që iu hodhën derës së hekurt të bashkisë nga qytetarë të irrituar që jo vetëm ndjehen të vjedhur, por edhe të tallur nga një Kryebashkiak që është kapur në vjedhje me ‘5D’ e drejtorëve të tij.

Janë plot 30 mln euro të vjedhura nga njerëzit e besuar të Erion Veliajt, ata që i mbron edhe pasi u arrestuan dhe ndodhen në qeli.

Dhe kundrejt vjedhjes së realizuar me një skemë mafioze nga banda Veliaj në Bashki nën siglën ‘5D’, natyrisht që do të ketë irritim, reagim, molotov, aq më tepër kur shihet se SPAK nuk guxon të procedojë apo nisë hetimet ndaj Erjonit të Bashkisë.

Gjithsesi ambasadori britanik ka gjetur kohën për të reaguar duke dënuar veprimet e qytetarëve të irrituar që protestojnë kundër vjedhjes flagrante, ndërsa nuk gjen qoftë edhe një fjali të vetme që të dënojë vjedhjen e 30 mln eurove nga banda e Veliajt me emërtimin ‘5D’ dhe as për SPAK-un që rri e  vështron se si një kryebashkiak hajdut qëndron ende në zyrë dhe drejton punët e qytetit.

Nëse SPAK do të kishte vepruar ndaj Veliajt si kokë e bandës ‘5D’ natyrisht që nuk do të kishte protesta dhe as irritim nga qytetarët. Nëse ambasadori do të shqetësohej më shumë për miliona euro që iu janë vjedhur qytetarëve më të varfër në europë nga banda e hajdutëve të Bashkisë, se sa për reagimin qytetar, ndoshta do të kishte një tjetër panoramë.

Fatkeqësisht mesazhi që jepet, qoftë edhe i nënkuptuar është: lëreni Erjon të vjedhë.

Për një moment mendoni se çfarë do të ndodhte me qytetarët anglezë dhe si do reagonin ato, sikur edhe në bashkinë më të humbur të Mbretërisë së Bashkuar, të vidhnin zyrtarët miliona paund nga taksat, të ndërtonin me këto para hotele e pallate dhe Qeveria ti bënte edhe investitorë strategjikë…

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco