Këlliçi:Korrupsioni i Veliajt djeg çdo ditë shpresën e qytetarëve. Do largojmë nga zyra kryehajdutin

Këlliçi:Korrupsioni i Veliajt djeg çdo ditë shpresën e qytetarëve. Do largojmë nga zyra kryehajdutin

15:38, 19/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot para Bashkisë, ku është kërkuar largimin i Erion Veliajt nga zyra e kryebashkiakut, pas aferës korruptive ‘5D’.

Këlliçi shkruan se korrupsioni i Erion Veliajt, djeg çdo ditë ëndërrat e të rinjve dhe shpresën e kryeqytetasve për të jetuar në një metropol Europian.

“Tirana sot është një qytet i vjedhur, pa teatër, pa galeri, pa bibliotekë, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi, pa parqe, pa hapësira publike, me shkolla me 2 turne, pa çerdhe, me trafikun më të rënduar në Europë dhe me ajrin më të ndotur në botë”, shprehet Këlliçi.

Në vijim ai thekson se këtë realitet, nuk e meriton asnjë qytetar i Tiranës, pa asnjë dallim politik.

“Ndaj për këto arsye, e shumë të tjera, ftojmë sërish qytetarët e Tiranës, javën tjetër, në protestën e rradhës, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, përpara zyrës së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe 5D, Erion Veliaj.

Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës.

O sot, o kurrë”, shkruan Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco