SYRI TV/ Belind Këlliçi denoncon Erion Veliaj: Më 25 prill Veliaj në Holandë për inceneratorët

14:43, 19/04/2024
A+ Aa A-

Nga protesta para bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi sot, se Erion Veliaj si pronar faktik i Inceneratorit të Tiranës, ka parashikur që në datë 25 prill të udhëtojë drejt Holandës, aty ku është kompania mëmë e Inceneratorit për të zhvilluar mbledhje me personat e përdorur në këtë aferë, për të vijuar vjedhjen me aferën e Shekullit.

Këlliçi denoncoi më tej edhe skandalin, se në kohën kur SPAK refuzon që të veprojë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, drejtorët e tij vijojnë aktivitetin me kompanitë e tyre për të marrë miliona nga korrupsioni duke dhënë urdhëra nga burgu.

Belind Këlliçi i bëri thirrje SPAK që të veprojë ndaj hajdutëve të Bashkisë së Tiranës, e të mos bëhet palë duke lejuar vijimin e korrupsionit nga kryebashkiaku Erion veliaj dhe drejtorët e tij që tashmë edhe nga qelia vijojnë aktivitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco