Civilë me maska dhe kapuçë rrëmbejnë protestuesit, Muçollari: Nga Policia e Shtetit, si banditë

14:01, 19/04/2024
A+ Aa A-

Punonjës të Policisë së Shtetit me veshje civile, pa mjete identifikimi dhe disa edhe me maska, kanë ndjekur protestuesit e opozitës dhe kanë rrëmbyer disa prej tyre sapo ka përfunduar protesta para bashkisë së Tiranës.

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, që shkoi pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit për të mësuar se çfarë ka ndodhur me të rrëmbyerit, tha për mediat:

“Më lejoni t’i bëj një thirrje, qytetarëve të Tiranës: a ju duket normale që Policia e Shtetit, kur ka nevojë qytetari, ata njerëz të cilët donin të rrëmbenin anëtarët e Forumit Rinor të PD ishin njerëz me maska, me kapuçë të zinj, pa mjet identifikimi?! Donim të denonconim pranë Policisë së Shtetit pikërisht këtë fakt.

A ju duket normale një makinë e Policisë së Shtetit të largohet sikur janë banditë?! Pse largohen? Cila është arsyeja që ata largohen?

Nëse ata janë në zbatim të ligjit... A i patë?! Doli një qytetar në mes të rrugës po kërkonte ndihmë. Në fund të ditës ne jemi qytetarë të republikës së Shqipërisë dhe u thamë ndaloni që të bënim denoncim. U larguan!

U larguan sepse janë në kundërshtim të ligjit! U bëj thirrje qytetarëve mos rrini apatikë, reagoni! Nëse ne do të jemi më shumë, ata nuk do të kenë mundësi më të reagojnë në shkelje të ligjit!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco