Investigimi/ Si i mashtrojnë shqiptarët ‘Ritello’ dhe ‘Microcredit’

Investigimi/ Si i mashtrojnë shqiptarët ‘Ritello’ dhe ‘Microcredit’

19:57, 17/04/2024
A+ Aa A-

Emisioni investigative ka denoncuar prej kohësh në emisione të ndryshmë dy të ashtyquajtura kompani, ‘Ritello’ dhe ‘Microcredit’, kompani këto që zhvazin shqiptarët e varfër dhe nuk iu hyn gjemb në këmbë.

Fjala është për kompaninë “Ritello” dhe Microcredit. Kompani të cilat mashtrojnë shqiptarët për ditë pa e bërë qejfin qeder fare.

Emisioni “Piranjat” i cili transmetohet në Syri Tv ka arritur të shpëtojë disa herë qytetarët nga kthetrat e gënjeshtrave me pasojë zhytje në borxhe të tyre nga këto kompani si Ritello dhe Microcredit.

Në dhjetor të vitit të shkuar, shqiptarët panë me zë dhe figurë gënjeshtrat që Ritello u kishte bërë dy të moshuarve Musa dhe Valdete Rreshka nga qyteti i Librazhdit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Rrëfimi i të penduarit të ‘Ritello-s’: Si i mashtrojmë qytetarët, më shumë të moshuarit

Të moshuarit nuk kishin asnjë informacion për kompaninë Ritello deri kur një mbrëmje disa agjentë shitjesh i trokitën në derë dhe i prezantuan produktet e tyre. Për të joshur çiftin e të moshuarve u dhanë falas filtrin e ajrit, ndërsa më pas arritën t’u shitnin ‘fshesën magjike’ për 2400 euro.

Bashkëshorti ishte i pirë dhe u manipulua lehtë nga agjentët e fshesës, ndërsa Valdetja duke ndjekur udhëzimet e të shoqit pranoi të firmoste dhe merrte produktin.

‘Erdhën në shtëpi dhe na thanë se do të merrnim fshesën nga 3000 euro në 2400. Ata morën bankën dhe detyruan Valdeten të gënjente për kushtet e saj. Firmosa unë në vend të saj. Agjentët na thane të mos u themi fëmijëve. Kështu ranë moshuarit pre e filialit të ‘Ritellos’ në Elbasan.

Lexo edhe:

Të moshuarit bien pre e filialit të ‘Ritellos’ në Elbasan, Piranjat u mbyllin kredinë dhe i kthejnë paratë

Piranjat u mbyllën kredinë dhe u kthejnë paratë.

Pas denoncimit të rastit të sy të moshuarve denoncimet në “Piranjat” vërshuan lumë, gjë që tregoi edhe përmasën e gënjeshtrës që kjo kompani kishte bërë në gjithë vendin.

Denoncimet e qytetarëve për Piranjat zbërthyen skemën e mashtrimit dhe metodat e vështirësitë që i ka futur kompania  ‘Ritello’.

Një ish-punonjë i tregoi ‘skemën’ që përdorin agjentët e kompanis Ritello me klientët “Piranjave”.

Gjatë intervistës dolën shumë detaje interesante, ish-agjenti tregoi se të jesh punonjës i Ritellos je në fabulën ‘I mashtruari mashtron’.

Lexo edhe:

VIDEO/ Denoncime pafund për Ritellon, ballafaqimi i fortë me pronarin

Piranjat trajtoi gjithashtu rastin e një familje nga qyteti i Divjakës, e cila shantazhohej nga shoqëria financiare Microcredit për të paguar kredinë e një të afërmit të tyre.

Mina Bojaxhiu, tregoi se në muajin nëntor në shtëpinë e tij mbërriti një dokument nga Microcredit, ku thuhej se ishte vendosur sekuestro mbi pasuritë e paluajtshme në bashkëpronësi.

Ndërsa nipi i tyre kishte marrë një kredi, të moshuarit bien pre e skemës së mashtrimit si garantorë, pa dijenj, të tij tek Microcredit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Microcredit makth për shqiptarët, si shantazhohen qytetarët me telefonata

“Se si i kanë bërë ata letrat, unë nuk di gjë. Unë jam futur për të bërë letrat e trashëgimisë”, u shpreh i moshuari në rastin e publikuar në Divjakë.

Por, kjo nuk është forma e vetme e presionit që ushtron Microcredit.

Shoqëria financiare ka kontaktuar të gjithë familjarët e personit që ka marrë kredinë, duke i detyruar që të paguajnë. ‘Piranjat’ u interesua pranë Microcredit për këtë kredi.

Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion emisioni investigativ zbuloi se bëhej fjalë për një kredi të marrë që në vitin 2008 në shoqërinë e kursim-kreditit Mizë, që ka qenë pjesë e FedInvest. Por pjesa interesante qëndronte në faktin se të njëjtët persona që kishin dhënë kredinë kanë dalë edhe si garantor për kredimarrësin, duke lënë si peng një makinë dhe disa pajisje elektroshtëpiake.

Në kushtet kur janë lënë peng disa të mira materiale, gjithçka do të ishte shumë e thjeshtë. Pengjet duhej të ishin sekuestruar, kredia do të ishte mbyllur dhe askush nuk do të shqetësohej sot për të paguar këtë kredi. Mirëpo mesa duket kjo gjë nuk ka ndodhur.

Microcredit nuk dha asnjë përgjigje për këtë pjesë, duke ja kaluar përgjegjësinë FedInvest, shoqërisë së parë financiare ku është marrë kredia.

Ndërkohë, edhe këta të fundit bënë po të njëjtën gjë, duke larë duart me përgjegjësinë që ju takon me pretendimin se kredinë e kanë shitur tek Microcredit.

Sakaq, në datën 6 shkurt, Banka e Shqipërisë vendosi të pezullojë edhe me 6 muaj të tjerë licencën për dhënien e kredive nga shoqëria financiare Microcredit. Po ashtu për të njëjtën periudhë u pezullua edhe aktiviteti i mbledhjes së borxheve.

Këto kompani të demaskuara në emisionin “Piranjat”, në Syri Tv vijojnë të mos kursejnë askënd në zhavatje, sidomos njerëz hallexhinj e të painformuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco