VIDEO/ Denoncime pafund për Ritellon, ballafaqimi i fortë me pronarin

 

Denoncimi i para dy javësh, i një çifti të moshuarish kundër kompanisë së dere me dere Ritello, e cila sipas tyre i kishte mashtruar me produkte te panevojshme,

 Pas transmetimit te kësaj historie, ne rrjetet tona sociale pati një numër te pafund denoncimesh te personave te mashtruar nga agjentet e Ritellos.

Nga informacionet qe kemi mbledhur, metodat e mashtrimit janë nga me te ndryshmet dhe përfshijnë kategori te ndryshme personash, por duket se viktimat e preferuara te agjenteve te kësaj kompanie mbeten te moshuarit, te cilët joshen nga premtimet për dhurata te personave te paftuar qe iu shfaqen ne dere.

Agjentet e Ritellos fillimisht telefonojnë duke i dhëne viktimave lajmin e mire se kane fituar një dhurate. Shpesh here duke i mbajtur për ore te tera me biseda te mësuara gjate trajnimeve qe bën kjo kompani.   

Por kjo është e keqja me e vogël e këtij mashtrimi, pasi për personat qe nuk kane para kesh, agjentet e Ritello tregohen te gatshëm te ofrojnë bashkëpunim me banka te nivelit te dyte, duke i zhytur ne borxhe qe vështire te dalin. 

Ky raport i papritur dhe i panjohur mes klientit dhe bankes, ka gjithmonë ne mes, si sigurese, kompaninë Ritello, e cila me një gur vret dy zogj. Ne momentin kur klienti i mashtruar firmos me bankën, Ritello e ka finalizuar me sukses skemën e mashtrimit....

 Një situate të tillë na e bëri me dije dhe një ish-agjent i kësaj kompanie që në anonimat tregonte pendesën e tij të madhe për gjithë punën që kishte bërë.

 Denoncimet e qytetarëve vazhdojnë dhe këtë javë, pasi shumë prej tyre tregojnë metodat e mashtrimit dhe vështirësitë që i ka futur kompania  ‘Ritello’.

 Gazetarja Kamila Xhakaj vendos të ballafaqohet me ta në zyrat e tyre. Situata nxehet, sepse punonjësit e Ritellos nuk pranojnë të ballafaqohen, por përdorin dhunën si kundërargument.

 Pas disa ballafaqimeve të ashpra, që sigurisht kanë në fokus mbrojtjen e produktit nga punonjësit e Ritellos, është momenti të përballemi dhe me drejtuesin e kësaj kompanie, Stiliano Merkohitoj.

‘Nuk mashtrojmë njerëzit, produkti ynë është shumë cilësor. Ju po mashtroni, unë vij dhe te zyrat tuaja dhe ua shpjegoj pajisjen, nuk e kam problem. Por nuk mashtrojmë’, dukshëm i vënë në vështirësi kryeagjenti dhe pronari i madh, mundohet të justifikohet.

 Ne tashmë besojmë fort që njerëzit nuk duhet të mashtrohen më nga kjo kompani, pasi kemi faktuar gjithçka se si këta agjentë shesin një pajisje mediokre dhe që nuk funksionon si duhet.

EMISIONI I PLOTE: