Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Prapaskenat: 8 orët e Veliajt në SPAK

Genc Burimi: Ndërkombëtarët të flasin për korrupsionin e Ramës. Ai gjen mënyra si të vjedhë zjedhjet

Genc Burimi: Ndërkombëtarët të flasin për korrupsionin e Ramës. Ai gjen mënyra si të vjedhë zjedhjet

17:47, 18/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Genc Burimi shprehet se ndërkombëtarët ashtu siç reaguan ndaj deklaratave të kryetarit të PL-së, Ilir Meta, ndaj SPAK, duhet të reagojnë edhe për nivelin galopant të korrupsionit në Shqipëri.

Për News24, Burimi tha se deklaratat e Metës ndaj SPAK ishin formë e rëndë, por përmbajtja jo.

'Drejtësia mund të kritikohet. Nuk është normale që ky kryeministër që drejton një vend që kërkon të integrohet në BE, të ketë këtë nivel korrupsioni.

Drejtësia në Shqipëri është e kapur. Nuk është normale që Qeveria e Shqipërisë nuk ka mekanizma që të ndalë korrupsionin madhor në vend. Ndërkombëtarët reagojnë menjëherë ndaj Metës, por të reagojnë edhe për korrupsionin. Të kritikosh korrupsionin, nuk është ndërhyrje tek drejtësia.

Perëndimorët nuk kanë ndërmend të dobësojnë Edi Ramën, kjo është gjeopolitika. Lideri i opozitës ka thënë se nuk hyn në zgjedhje me Ramën, sepse nuk ka besim tek ai, pra do qeveri teknike.

Është humbje besimi tek Rama, që çfarë do lloj gjëje të bësh, ai gjen mënyrën si të vjedhje zgjedhjet. Ose është kjo zgjidhje ose duhet të vijnë në Shqipëri me mijëra vëzhgues të huaj', tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco