SYRI TV/ Padia e Veliajt, Koka: Gjykata vegël e ‘Alibabës së 5D-ve’, për një pyetje zvarritem prej 1 viti

16:39, 18/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj pasi paditi për shpifje emisionin Piranjat dhe gazetarin Bledian Koka vetëm pse pyeti një dëshmitar që rrëfente lidhjet e tij me Inceneratorin e Tiranës, përdor edhe Gjykatën për ta zvarritur këtë process prej një viti për interesa politike.

Edhe pse në tre seanca Veliaj nuk ka pranuar të paraqitet për padinë e tij, gjykata në mënyrë të paprecedentë ka refuzuar mbylljen e këtij procesi, por ka shtyrë pas 3 muajve seancën e radhës.

Gazetari Koka ka lëshuar akuza ndaj Veliaj dhe Gjykatës, që sipas tij refuzon të thërrasë e të veprojë ndaj “Alibabës së 5D-ve”.

SYRI TV

Një pyetje drejtuar biznesmenit Italian Gabriele  Tarroni Longinotti për lidhjet Erion Veliajt me Alberto  Presezzin për çështjen e inceneratorëve, vijon të mbajë prej një viti dyerve të gjykatave gazetarin Bledian Koka, i paditur për shpifje nga kryebashkiaku i Tiranës, në prag të zgjedhjeve të 14 Majit.

Ndonëse Erion Veliaj nuk paraqitet ne séance për të dhënë sqarime për lidhjet e tij me Alberto  Presezzin, gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit Dorian Matlija, për pushimin e çështjes.

Gjyqtarja Enkeljda Dalipi  vendosi që séance e radhës të mbahet në datën 1 korrik, teksa avokati Dorian Matilija e cilësoi skandaloz këtë vendim.

Gazetari Bledian Koka, akuzoi gjykatën se po zbaton urdhrat e Ali Babës  në krye të Bashkisë, sic e cilësoi ai Erion Veliajn. Këtë deklaratë gazetari Koka zgjodhi ta jepte përpara godinës së SPAK-ut, që po heton bashkëpunëtorët e Veliajt në aferën 5D.

Disa muaj më parë, vetë Alberto Presezzi ishte në drejtorinë e aseteve të sekuestruara, e cila ka në administrim, kompaninë e inceneratorit, ndërsa u denoncua nga kreu i PD-së, Sali Berisha, se po tentohet të sillet në Tiranë investimi 100 milionë euro i icneneratorit të Sharrës. Kjo provoi deklaratën e  Gabriele Tarroni Longinotti që u transmetua nga gazetari Beldian Koka, se Alberto Presezzi është njeriu kyç që do të sjellë në kryeqytetin shqiptar investimin 100 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco