Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Komiteti Drejtues i PL

Nisma 'Dua të votoj 2025', Shabani/ 19 Prill protestë para konsullatës në Mynih, të zbatohet vendimi i GJK

11:13, 18/04/2024
A+ Aa A-

Mbi 1.6 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë nuk kanë mundësi të votojnë për zgjedhjet në Shqipëri për shkak të boshllëkut ligjor.

Prej më shumë se 10 ditësh në rrjetet sociale po qarkullojnë foto me hashtagun #duatevotoj2025. Fushata nisi nga disa aktivistë të pavarur, për të promovuar dëshirën e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të ushtruar vullnetin politik në zgjedhjet e 2025.

Artiola Shabani aktiviste e nismës ‘Dua të votoj 2025’ e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto' u shpreh se kjo nismë nisi në qytetin e Mynihut me një grup aktivistësh dhe të rinjsh me bindje të ndryshme politike, por që i bashkonte dëshira për të votuar në Shqipëri nga vendi ku jetojnë.

Pjesë nga deklarata:

“Unë jam kontaktuar nga një i njohuri im që jeton në Mynih që në fakt është Arbër Lleshi dhe më pyeti se si të duket ideja ose çfarë mendimi ke për votën e diasporës, pasi nuk kishim folur shumë në aktivizimin qytetar.

I thashë që është një e drejtë që mendoj se duhet gëzuar nga shqiptarët e diasporës e rrjedhimisht unë u bashkova në këtë nisëm.

Rrjeti fillimisht është ndërtuar përmes një grupi në Whatssap me titull ‘Dua të votoj në 2025’, edhe ne jemi një grup aktivistësh të shpërndarë në botë me bindje të ndryshme politike, që na bashkon dëshira për të votuar në Shqipëri nga vendi ku jetojmë.

Pra kjo ka nisur si një nismë e pavarur në rrjetet sociale dhe të gjithë kemi shpërndarë foto me hashtage ‘Dua të votoj në 2025’.

Në Mynih kjo nismë nisi sepse të paktën tek grupi që akoma vazhdon të jetë, ka pasur shumë shqiptarë që jetojnë atje, të rinjtë që janë të vetëdijshëm për diasporën edhe elementët e mirë që kishin dëshirë për të nisur protestën nga Mynihu, por sigurisht nuk do të kufizohemi me aq.”

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco