SYRI TV/ Apeli refuzon kërkesën e Avokatëve, Gjokutaj: Proces politik me regji të Ramës

18:24, 17/04/2024
A+ Aa A-

 

Gjykata e Apelit ka noterizuar vendimin e Irena Gjokës, duke refuzuar kërkesën e avokatëve për revokimin e masës së sigurisë për liderin e opozitës Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezin.

Pas vendimit, avokati Genc Gjokutaj e cilësoj këtë një skenar skandaloz, ku SPAK nuk ka asnjë provë për të mbrojtur akuzën, ndërsa refuzojnë provat edhe ekspertimin kontabël, që rrëzojnë çdo pretendim të prokurorëve të SPAK, të cilët në mungesë provash zgjatën hetimet edhe me 3 muaj.

SYRI TV

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka noterizuar duke lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Avokati mbrojtës i liderit të opoozitës Genc Gjokutaj u shpreh se SPAK dhe GJKKO ndjekin proçedurën politike e për pasojë kanë rrëzuar kërkesën për revokimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Gjokutaj ka theksuar se kjo masë ndaj Berishës është urdhëruar politikisht nga kryeministri ,Rama.

Më tej avokati Genc Gjokutaj shtoi se SPAK e Gjykata refuzojnë provat, përfshi aktin e ekspertimit që rrëzon çdo pretendim të SPAK, e në mungesë të provave zgjasin afatet e hetimeve sipas kalendarit politik.

Avokatët mbrojtës të Liderit të opozitës Sali Berisha kanë paralajërmuar vijimin e betejës ligjore deri në gjykatat ndërkombëtare për të rrëzuar procesin politik të orkestruar nga Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco