KAFE SHQETO Vota e diasporës, Çollaku: Oferta e Ramës është paligjshmëri, krim, trafik plaçkitje dhe vjedhje

KAFE SHQETO Vota e diasporës, Çollaku: Oferta e Ramës është paligjshmëri, krim, trafik plaçkitje dhe vjedhje

10:42, 30/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar këtë mëngjes në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë gazetari Basir Çollaku. Ai ka komentuar edhe me të ftuar të tjerë situatën politike në vend dhe angazhimet me regji të SPAK në luftën ndaj korrupsionit dhe debati për votën e diasporës.

Basir Çollaku: Pavarësisht kohës së gjatë që ata nuk jetojnë në këtë vend, ata kanë interesa, kanë prona, kanë të afërm, kanë një lloj ndjeshmërie për Shqipërinë si ne nuk  mund ti kthejmë kurrizin për gjithçka, aq me tepër kur shohin se çfarë po ndodh në këtë vend. Fakti që edhe opozita edhe mazhoranca kane dale kaq herët, kur dihet se në majin e vitit të ardhshëm kalendari zgjedhor i fton ata që të garojnë do të thotë që të dyja palëve u duhet kohë që të flasin me zgjedhësit, ju duhet kohë që ti bindin, Njërën palë për çfarë ka bërë dhe tjetra për ofertën që pret tu shtrojë atyre për tu ndryshuar besimin dhe bindjen. Natyrisht që Rama nuk shkon me ofertë. Oferta e Ramës është aq bindëse sa që asnjë shqiptar nuk ka më dyshim. Oferta e Ramës është paligjshmëri, krim, trafik plaçkitje dhe vjedhje. Këtë Rama e ka të provuar publikisht edhe kombëtarisht edhe ndërkombëtarisht....

Intervista e plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco