Aferat miliona euro të Veliajt/ Teliti: Sot në 16.30, të gjithë përpara bashkisë

Aferat miliona euro të Veliajt/ Teliti: Sot në 16.30, të gjithë përpara bashkisë

09:49, 30/04/2024
A+ Aa A-

700 euro për familje, kaq na kushton abuzimi dhe vjedhja e 160 milionë eurove të inceneratorit dhe të grupit të drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, të të ashtuquajturëve 5D, gjykon demokrati Dorjan Teliti, nënkryetar i Këshillt Bashkiak të Tiranës. 

"700 euro për familje pavarësisht se je çift i ri me kredi apo pensionist i zhytur në varfëri, pavarësisht se je sipërmarrës në prag falimenti apo një fermer tiranas i braktisur, - nënvizoi ai.

"700 euro për familje deri më sot, vetëm për këto dy afera... Imagjinoni sa mund rritet kjo vlerë e abuzuar dhe e vjedhur nëse Veliaj dhe këshilltarët e tij do zbatonin ligjin dhe do lejonin sot në mbledhje të Këshillit Bashkiak ngritjen e Komisionin të Kontrollit Financiar dhe auditimin e huaj të pavarur, kërkesa këto të panegociueshme të opozitës.

Transparenca do bëhet dhe e vërteta do të zbardhet, - thekson me bindjen Teliti në shënimin e tij në Fb. - Sot në 16.30 të gjithë bashkë para bashkisë Tiranë në protestë deri në dorëheqjen e kryebashkiakut."

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco