VIDEO/ Alba Kepi: Takimet e Ramës me emigrantët, propagandë. Kryeministri s’ka bërë asgjë për ta

18:45, 17/05/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Alba Kepi, që jeton e punon në Romë, në një intervistë për emisionin ‘Syri Digjital’, ka deklaruar se, takimi i Ramës në Itali do të zhvillohet në një komunë ku gjenden rreth 1 mijë shqiptarë dhe nuk ka asnjë historik në lidhje me emigracionin e shqiptarëve.

Kepi tha për moderatorin Bled Marku se, takimet e Ramës me emigrantët janë thjeshtë propagandë, sepse kryeministri nuk ka bërë asgjë për ta.

‘Ky takim që po zhvillon Rama, që etapën e radhës e ka në Itali, është vetëm një turbo-fest e propagandës së tij, për të fituar votën, pasi deri më sot nuk ka bërë asgjë për këta emigrantë. 

Gjatë këtyre 12-13 viteve që ka qeverisur, ai disa herë ka thënë se ka arritur marrëveshjen e pensioneve, por ky është një dështim i Ramës. Marrëveshja u votua në parlamentin shqiptar, por ka një rrugë të gjatë administrative, do të vijë në parlamentin italian e do të ketë të tjera rrugë.

Praktikisht nuk kemi arritur asgjë dhe nuk është hera e parë që ai përdor gjithmonë marrëveshjen e pensioneve apo gjithçka tjetër që kanë pretenduar emigrantët shqiptar gjatë viteve, meqë jemi afër zgjedhjeve të 2025.

Gjithmonë e ka përdorur këtë.

Edhe në vitin 2021, kërkonte të bënte një amnisti fiskale, ku ju bënte thirrje ‘çunave të Londrës’ që të vinin e sillnin lekët në Shqipëri.

Puna më e mirë që Rama mund të bënte, në vend që të shëtiste nëpër botë, ishte të qëndronte në parlament, ku flitet e diskutohet për votën e diasporës.

Është e kotë që do të bëjë këtë lloj turi propagande, për të bindur emigrantët se është shpëtimtari’, tha Alba Kepi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco