Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Prokuroria kërkoi burg/ Gjykata liron dy protestuesit e opozitës

Prokuroria kërkoi burg/ Gjykata liron dy protestuesit e opozitës

10:00, 30/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën ‘detyrim paraqitje’ për dy protestuesit e arrestuar nga policia pas protestës së qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës.

Po ashtu mësohet se për protestuesit Ahmet Maja dhe Lulëzim Nela, masa 'detyrim paraqitje një herë në muaj' është shoqëruar dhe me ndalimin në tubimet dhe protesta.

Sipas raportimeve nga gazetari i SYRI TV, mësohet se prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë 'arrest me burg', por kjo nuk është pranuar nga gjykata.

Kujtojmë dy protestuesit janë arrestuar paraditen e datës 26 prill me dyshimet se dy protestuesit kanë hedhur bomba molotov drejt Bashkisë së Tiranës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco