Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Teliti: ‘5D’ e Veliajt gllabëroi 30 mln euro, ndihma ekonomike 2.2 mln euro në vit

Teliti: ‘5D’ e Veliajt gllabëroi 30 mln euro, ndihma ekonomike 2.2 mln euro në vit

16:27, 17/04/2024
A+ Aa A-

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht NënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, i bën thirrje qytetarëve dhe familjeve të Kryeqytetit që trajtohen me ndihmë ekonomike në nivele tërësisht skandaloze të protestojnë kundër vjedhjeve dhe abuzimeve, ditën e premte në orën 11.00 para Bashkisë Tiranë.

Teliti shkruan se 2.2 milionë euro/vit për ndihmën ekonomike në Tiranë vs 30 milionë euro-t e 5D-ve strategjike.

“5D gllabëron sa 9 vite fonde të ndihmës ekonomike në Kryeqytet.

Ironike duken pamjet e Kryebashkiakut të Tiranës kur e shikon që vesh një përparëse, merr garuzhden e mjerimit dhe mbush pjatat me ushqim për të varfërit e Tiranës nën fluksin e fotografëve dhe kameramanëve të kudogjendur.

Ironike kur shikon që Kryebashkiaku mundohet "të ndihmojë" të varfërit, ndërkohë që 5 drejtorët e tij nuk ndjekin hapat e "të madhit", përkundrazi”, shkruan Teliti.

Postimi nga Dorjan Teliti

2.2 milionë euro/vit për ndihmën ekonomike në Tiranë vs 30 milionë euro-t e 5D-ve strategjike. 5D gllabëron sa 9 vite fonde të ndihmës ekonomike në Kryeqytet.

❌Ironike duken pamjet e Kryebashkiakut të Tiranës kur e shikon që vesh një përparëse, merr garuzhden e mjerimit dhe mbush pjatat me ushqim për të varfërit e Tiranës nën fluksin e fotografëve dhe kameramanëve të kudogjendur.

❌Ironike kur shikon që Kryebashkiaku mundohet "të ndihmojë" të varfërit, ndërkohë që 5 drejtorët e tij nuk ndjekin hapat e "të madhit", përkundrazi.

❌Ironike kur mendon që shefi "mundohet e lodhet" për të ndihmuar të varfërit, por dalin disa drejtora "të pabindur" që veprojne me mendjen e tyre dhe "tradhëtojnë" filozofinë dhe besimin e shefit të madh duke vepruar e ngrënë mbrapa kurrizit të tij. 

🔴Ama kulmi i ironisë është raporti propagandë vs realitet. Cdo vit janë rreth 2300-2400 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashkinë e Tiranës, për të cilët buxheti alokon 2.2 milionë euro në vit për pagesat e kësaj ndihme, ndërkohë nga ana tjetër na del në skenë 5D-ja që merr fap e fap plot 30 milionë euro (gjithmonë pa dijeninë e shefit😉).

⁉️A ka padrejtësi më të madhe sesa të luash e të bësh politikë me garuzhden e varfërisë, ndërkohë 5D bën kërdinë?

📢Ndaj i bëj thirrje cdokujt që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijët e tij, cdokujt që varfëria i ka zënë rrënjë të thella në familjen e tij, të ngrihet e të protestojë të premten ora 11.00. Tirana dhe Shqipëria janë të keqadministruar dhe të vjedhur. Të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut Veliaj që në njërën dorë mban garuzhden e varfërisë e në dorën tjetër stilografin e Autoritetit Kontraktor të Bashkisë Tiranë.

#OSotOKurrë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco