Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

'Afërmendsh që gjykata vendos siç duam ne'/ Gjykata politike e Ramës vijon të mbajë në arrest politik liderin e opozitës, pa akuzë dhe pa prova

14:14, 17/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Avokati, Genc Gjokutaj i cili është në mbrojtje të kreut të PD, Sali Berisha u shpreh se SPAK dhe GJKKO ndjekin proçedurën politike ndaj liderit të opozitës e për pasojë kanë rrëzuar kërkesën për revokimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Gjokutaj ka theksuar se kjo masë ndaj Berishës është urdhëruar politikisht nga kryeministri ,Rama.

Spaku nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që të jetë në themel të hetimit dhe argumentimit të fajësisë që ata pretendojnë. E kam thënë që zgjatja e afatit merret në raste ekstreme kur SPKA të ketë konsumuar të gjithë kohën e vënë në dispozicion nga ligjvënësi dhe në momentin që është shfrytëzuar kjo kohë maksimalisht kanë mbetur veprimet e tjera hetimore për ty kryer merret një zgjatje.

Zgjatja e këtij procesi ecën me kalendarin politik kur e ka ndarë kryeministri dhe siç ka urdhëruar regjistrimin e çështjes ai e di se lidhen me lojërat politike, skadimi i mandatit zgjedhjet dhe janë këto afate që përcaktojnë këto afate.

 

Kujtojmë se të gjitha vendimet e gjykatave për masën antikushtetuese ndaj liderit të opozitës shqiptare janë në vazhdën e deklaratave të kryeprokurorit të SPKA, Altin Dumani, i cili pranoi publikisht se, afërmendsh që gjykatat vendosin çfarë të duam ne.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco