Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Votimi në Asamblenë e KiE, Bardhi: Mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën, vlerësim për demokracinë

Votimi në Asamblenë e KiE, Bardhi: Mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën, vlerësim për demokracinë

22:07, 16/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas votimit historik në Asamblenë e KiE-së ku me shumicë dërrmuese votash u miratua kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Bardhi shkruan se kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën, por edhe një vlerësim për demokracinë dhe paqen rajonale.

 “Urime Kosovë!

Moment historik për Kosovën dhe popullin e saj që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi pro rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kjo nuk është vetëm një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën dhe proceset integruese të saj, por edhe një vlerësim për demokracinë e brendshme dhe paqen rajonale”, ka shkruar Bardhi në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco