Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Noka: Nëse SPAK vepron në emër të ligjit, nesër arreston Veliajn…

17:41, 29/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Flamur Noka tha se deklarata e Erion Veliaj, kreu i organizatës kriminale ‘5D’, i konsideronte prokurorët e SPAK si kolegë, madje i kujtoi edhe godinën ku ndodhet SKAP.

“SKAP nëse do të flasë në emër të drejtësisë dhe jo partisë, duhet ti paraqesë 5 dokumentet që flenë në dosjen e Arben Ahmetajt, që vetë kreu i SKAP, Altin Dumani, i disponon.

Si Shkëlqim Cani edhe Arben Ahmetaj, njëri tre herë dhe tjetri 2 herë, e kanë kundërshtuar Erion Veliajn për inceneratorin e Tiranës.

SKAP duhet ta pyesë Veliajn ku shkuan 130 mln euro për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston.

Nëse SKAP do të flasë për drejtësi, duhet ti tundë shkresën e atyre 60 mln eurove që kanë ikur në Zvicër.

Nesër SKAP ka dy rrugë: ose të rrëzojë dosjen që ka hetuar Dumani për Ahmetajn, ose të arrestojë Erion Veliajn.

Erion Veliaj paguan 12 mln euro në vit duke mbuluar kështu faturën për inceneratorin fantazëm, të cilin Qeveria kundërshtoi që ta paguante”, tha Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco