Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Gjokutaj: Veliaj në SPAK, të pendohet. Po e trajton sikur po shkon të pijë kafe me disa miq…

18:22, 29/04/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj tha në Task Force në Syri Tv tha se vajtja e Erion e Veliajt në SPAK nuk është dëshirë e tij, është një karagjozllëk që po bën, duke e trajtuar si ato aksionet e mbjelljes së pemëve.

“Përse merr rrugën ‘me këmbët e ti’, sikundër po thotë, megjithëse atje të marrin, të thërrasin nuk shkon njeri me dëshirë. Çështja është çfarë do të thotë Veliaj në SPAK. Do i rekomandoja Veliajt që të pendohet, pasi mund të jenë marrë në qafë zyrtarë të tjerë që i kanë vendosur shpatullat burgut sot, vetëm se ai është Kryetar Bashkie”, tha Gjokutaj.

Në vijim, avokati tha se Veliaj e trajton SPAK si një strukturë private, sikur ky ka bërë investime për ti shëndoshur financiarisht.

“Ai shkon dhe i quan kolegë ata prokurorët e SPAK, madje thotë se do të negocioj orën me SPAK se kur do të shkojë. E gjithë kjo është skenografia e një marrëdhënieje rozë mes SPAK dhe Bashkisë së Tiranës. Ky është relativizim i realitetit të zi që ka Bashkia e Tiranës. Ky e trajton këtë thirrjen në SPAK sikur po shkon të pijë kafe me ca njerëz që ka ca kohë që si ka takuar”, tha Gjokutaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco