Salianji i kthehet Gogut: Komisioni Hetimor nuk është çartje të marrësh!

Salianji i kthehet Gogut: Komisioni Hetimor nuk është çartje të marrësh!

11:34, 16/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur socialistit Toni Gogu, i cili pretendon se bojkoti i mazhorancës në Komiisonin Hetimor Parlamentar pë sistemin TIMS, u bë me qëllimin për të mos shkelur Lijgin.

Reagimi i Salianjit

Komisioni Hetimor nuk është çartje të marrësh!

E pangjarë që një shumicë parlamentare të bojkotojë parlamentin dhe komisionin, e pandodhur që deputetë të zgjedhur nga qytetarët, që janë betuar mbi Kushtetutë, të behen haptazi mbrojtës të krimit dhe të paligjshmërisë!

Dje nën dritën e kamerave të Komisionit Hetimor Parlamentar për TIMS, nënkryetari kërkoi pushim 5 min, duke fshehur synimin mjeran, që ishte largimi e braktisja e ballafaqimit, tipike si e keqbërësve që kanë ndërhyrë në TIMS.

Iken duke shkelur ligjin dhe pa i dhënë asnje shpjegim as votuesve të vet as publikut për të habitshmin veprim. Dolen zbuluar si një shumicë parlamentare që bojkoton komisionin hetimor vetëm sepse nuk do të lejojë pyetjet e ekspertëve dhe deputetëve drejtuar institucioneve!

Një shumicë e kapur ngushtë e në zullum, që ben gjithçka për te penguar transparencen. Çfarë halli mund të kenë deputetë të Republikës që flakin dinjitet e ligj vetëm e vetem se duan të ndalojnë hetimin parlamentar për një dukuri që ka shqetësuar qytetarët dhe partnerët e Shqipërisë, e ka cenuar sigurinë kombetare.

Çdo mbrojtje e krimit është mjerane, ashtu si argumentat e socialistëve dje, që pretendonin se kishin qënë ne tualet, se nuk e kishin mendjen se ishin me temperaturë, se nuk kishin degjuar mesuesin, e shume justifikime feminore, por harronin që ai komision me vendim të ndërmjetëm e ka marrë vendimin për të dërguar kërkesat për informacion!

Kushdo ka kërkesa të tjera për informacion, të çdo lloji, ne do i votojmë pa asnjë vërejtje por të pretendosh për të bllokuar kërkesat e ekspertëve dhe kolegëve është marrëzi kriminale! Nëse ne PS apo në rrjetet personale mund të thuash çdo idiotësi, puna e komisionit hetimor i nënshtrohet vetëm ligjit!

Opozita kundër pr/ligjit për planifikimin e territorit, Bardhi: Pabarazi mes një qytetari dhe një investitori strategjik

Komisioni Hetimor nuk mund të kthejë armiqtë në patriotë, as kriminelët në model, as paligjshmërinë në normë, as idiotësinë në piedestal, as të bëjë lavde dhe adhurim për “shqiptarin” Hajredin Pasha, sepse për ne: “Ignorantia non est argumentum”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco