Ndryshimet në Partinë e Lirisë, emrat që propozon presidenti Ilir Meta

Ndryshimet në Partinë e Lirisë, emrat që propozon presidenti Ilir Meta

20:27, 29/04/2024
A+ Aa A-

Partia e Lirisë, mbledh nesër Komitetin Drejtues Kombëtar, për të nisur zbatimin e menjëhershëm të statutit të miratuar në Konventën Kombëtare.

Në sajë të ndryshimeve të reja në struktura presidenti Ilir Meta ka publikuar emrat që propozon sipas posteve përkatëse.

Njoftimi: 

Kryesia e Partisë të Lirisë vendosi të thërrasë nesër, në datën 30 prill 2024, në ora 18:00, mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, për të nisur zbatimin e menjëhershëm të statutit të miratuar në Konventën Kombëtare.

Kryesia e Partisë së Lirisë vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar votimin e anëtarëve të Kryesisë aktuale për të formuar Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë.

Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë vijojnë:

1.            Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)

2.            Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)

3.            Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)

4.            Bedri Merhori (Anëtar i KDK)

5.            Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)

6.            Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)

7.            Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)

8.            Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)

9.            Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)

10.          Denis Hidri (Anëtar i KDK)

Cilido anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, që dëshiron të kandidojë për anëtar të Kryesisë Politike të Partisë së Lirisë, është i lutur të dorëzojë pranë Departamentit të Organizimit në Partinë e Lirisë, një kërkesë, bashkëlidhur me një CV, deri nesër, datë 30 prill 2024, ora 10:00.

Kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, që mblidhet nesër, datë 30 prill 2024, ora 18:00, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, si më poshtë vijon:

 

1.            Silva Caka - Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste

2.            Brunilda Haxhiu - Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji

3.            Anxhela Shenaj - Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste

4.            Bedri Merhori - Anëtar i KDK - ekspert i sigurisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco