Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Eksperti i inovacionit-Ramës: Favorizuat kompani të huaja, jemi pa mbështetje

Eksperti i inovacionit-Ramës: Favorizuat kompani të huaja, jemi pa mbështetje

20:20, 15/04/2024
A+ Aa A-

Dy ekspertë të teknologjisë dhe informacionit, Kushtrim Shala, bashkëthemeluesi i ICTSmedia dhe drejtuesi i shoqatës kombëtare të Teknologjisë (ALBICT) dhe Denisa Kele, pedadoge po në fushën e teknologjisë, ishin të ftuarit e radhës në Podcastin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë diskutimeve teknike mbi të ardhmen që na projekton teknologjia, Shala theksoi se një pikë e dobët e politikëbërjes së socialistëve është tendenca e tyre për të besuar dhe për t’u dhënë aksese më lehtësisht brandeve ndërkombëtare duke i intimiduar kështu ato vendas.

Në kritikën e tij ndaj politikëbërjes, Shala la të kuptohet se markat Tumo (armene) dhe SDA Protik (polake) janë ato të privilegjuarat duke marrë asete dhe duke lënë ato vendase pa mbështetje proporcionale...

Gjithashtu Shala theksoi se “fuqizimi i kapaciteteve lokale është i rëndësishëm sepse ato do të mbeten në Shqipëri”, ndërkohë që nga ana tjetër ai vuri në dukje duke iu përgjigjur kërkesës së kryeministrit për kritika se “konkurenca është gjithmonë e mirë por mbështetja duhet të jetë e barabartë si ndaj një kompanie polake apo armene“, duke iu referuar këtu TUMO-s armene dhe Protik-ut polake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco