Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

09:39, 14/04/2024
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

''Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit.

Rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Këshillojmë shqiptarët në këtë rajon, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë'', shkruan Hasani në rrjetin social ''X''.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco