PS bojkotoi komisionin hetimor, Vokshi: Kanë frikë se të gjitha çojnë te kreu i strukturës kriminale, Edi Rama!

PS bojkotoi komisionin hetimor, Vokshi: Kanë frikë se të gjitha çojnë te kreu i strukturës kriminale, Edi Rama!

14:30, 03/04/2024
A+ Aa A-

"Por, për një gjë i siguroj: ne, opozita, deputetët e opozitës, unë si kryetare, por edhe të gjithë kolegët e mi që janë këtu të pranishëm në këtë konferencë, i informojmë se jemi të vendosur, ne do t’i shkojmë deri në fund pavarësisht pengesave, pavarësisht trukeve, pavarësisht bojkotit."

Deputetët e opozitës në Komisionin hetimor parlamentar për Shëndetësinë kanë dhënë një deklaratë për media sot në mesditë, pasi deputetët e mazhorancës nuk denjuan të paraqiten në këtë komision.

Kryetarja e komisionit, deputetja e PD Albana Vokshi tha se "mazhoranca vazhdon të sillet si një organizatë e strukturuar kriminale që kryesohet nga Edi Rama dhe ndihmohet nga Lindita Nikolla.

Shkelin me të dyja këmbët, në mënyrë flagrante, Kushtetutën, shkelin rregulloren e Kuvendit. Nuk mjaftohen me kaq. Shkelin edhe ligjet antikushtetuese që i kanë miratuar vetë në mënyrë të njëanshme, - theksoi Vokshi. - Mbledhja e sotme bazohet në rregulloren e Kuvendit, neni 32, pika 2, që përcakton se është Kryetari i komisionit që njofton mbledhjen e radhës së komisionit.

E kam njoftuar këtë mbledhje, e kam njoftuar në fund të mbledhjes së djeshme, pasi mazhoranca refuzoi që të shqyrtonte kërkesat për informacion, sepse mendojnë se kështu do ta mbajnë peng punën e komisionit, do ta pengojnë zbardhjen e dy prej aferave më të mëdha në shëndetësi, atë të Check up dhe të Sterilizimit.

Por, për një gjë i siguroj: ne, opozita, deputetët e opozitës, unë si kryetare, por edhe të gjithë kolegët e mi që janë këtu të pranishëm në këtë konferencë, i informojmë se jemi të vendosur, ne do t’i shkojmë deri në fund pavarësisht pengesave, pavarësisht trukeve, pavarësisht bojkotit, sepse është mazhoranca...

Keni parë mazhorancë që bojkoton?! Që bojkoton mbledhjet e komisioneve parlamentare?! Nuk ndodh në asnjë vend të botës. E keni këtu, rastin e vetëm unikal në botë. Mazhoranca që bojkoton mbledhjet e komisioneve hetimore që kanë përparësi ndaj komisioneve të tjera edhe të përhershme!!!

“Bashkë me kolegët e mi deputetë dhe së bashku me ekspertët, të cilët u miratuan në mbledhjen e fundit, kemi përgatitur dhjetëra kërkesa për informacion. Ne jemi të gatshëm që të nisim menjëherë kërkesat për institucionet dhe të nisim menjëherë punën për të hetuar këto dy afera skandaloze.

Por, kanë frikë nga hetimi, kanë frikë nga transparenca, kanë frikë se do të publikojmë dhe do të bëjmë transparente se kush është përgjegjësi pas këtyre dy aferave, sepse të gjitha rrugët të çojnë tek vetëm një emër, tek koka e kësaj strukture të strukturuar kriminale që është Edi Rama.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco