Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Anulohet seanca e 7 marsit/ Korreshi: Fitore e vogël! Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet…

Anulohet seanca e 7 marsit/ Korreshi: Fitore e vogël! Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet…

12:36, 29/03/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimit në seancën plenare të 7 marsit nga Sekretariati i Etikës.

Në një prononcim për mediat, Korreshi e ka quajtur një ‘fitore të vogël’, si dhe i ka bërë thirrje deputetëve të mazhorancës të vijnë dhe të votojnë ligjet që kanë propozuar.

'Sot është një fitore e vogël në dukje por arroganca si janë bërë këto votime…Do verifikojmë të gjitha votimet sepse të tilla vendime mund të jenë marrë edhe më parë. Deputetët e mazhorancës të lënë qejfet e të vijën të votojnë ligjet që kanë propozuar', u shpreh Korreshi.

Kujtojmë se në seancën plenare të 7 marsit, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj injoroi protestën me pankarta dhe bilbilë të deputetëve të opozitës dhe hodhi për votim pesë projektligje, mes të cilave edhe propozimin kontrovers për shtyrjen e afatit të ligjit për Investimet Strategjike deri më 31 dhjetor 2024.

Deputetët socialistë ngritën kartonët jeshilë dhe brenda pak minutash, ligjet u konsideruan të miratuara. Procesi i votimit vazhdoi edhe pasi deputetët e opozitës i kujtuan drejtueses së seancës, Felaj, se nuk kishte kuorumin e nevojshëm për të vazhduar me procesin e votimit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco