Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Rama dhe sera rilindase, që kultivon vetëm hajdutë!

Rama dhe sera rilindase, që kultivon vetëm hajdutë!

11:46, 29/03/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

S'ka ditë dhe javë që të mos dalin dritë hajdutë shpërdorues dhe të korruptuar rilindas pa fund.

Janë nga të gjitha moshat nga të rinj qe sapo kane filluar punë deri nga ata që janë afër fundit të karrierës.

Ka meshkuj, por ka me shumicë edhe femra.

Ka nga kryeministri e deri tek një specialist i vogël, boll që e ka një firmë në dorë.

Ka deputetë, ka kryetare bashkie, ka shefa policie, ka drejtorë gjithfarësh e ç'nuk ka.

Ka me cv të bukura ka edhe pa cv fare.

Ka që janë të certifikuar e dënuar si keqberës ka dhe nga ata qe hiqen si shenjtorë e të ndershem sa edhe prostitutat.

Ka që vjedhin miliarda euro si kryeministri e ministrat, ka që vjedhin dhjetra milionë euro, ka të tjerë të vegjël fare nëpër zyra, që vjedhin qindra mijra lekë në ditë.

Ka plot që i vjedhin duke bërë tendera të falsifikuar me 99.99% te vlerës.

Ka që vjedhin duke bërë e zhbërë rrugët nga një qind herë.

Ka që i vjedhin lekët duke lejuar kultivimin e drogës.

Ka që i vjedhin lekët duke lejuar hyrjen e daljen e drogës.

Ka që i vjedhin leket duke fallsifikuar e zhdukur dokumenta pronash.

Ka që i vjedhin lekët për emërimet në punë.

Ka që i vjedhin lekët me shantazhe gjobash tatimore pa mbarim.

Ka që i vjedhin leket me kërcenime për largim nga puna.

Ka që i vjedhin lekët me kërcënim se do tu prishin pronën.

Ka që i vjedhin leket duke hequr ndihmen ekonomike.

Të gjithë sojet e llojet e vjedhjeve i gjen në serën e hajduteve te kryehajdutit Edi Rama.

Edi Rama firmos vetëm hajdutë në punët e shtetit.

Sera e Edi Rames kultivon vetëm variete hajdutësh dhe plaçkitësish pa mbarim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco