Gazetari: Kolumbianët e Olsi Ramës janë martuar në Shqipëri dhe po 'punojnë' përsëri

Gazetari: Kolumbianët e Olsi Ramës janë martuar në Shqipëri dhe po 'punojnë' përsëri

09:59, 29/03/2024
A+ Aa A-

Nga Flamur Vezaj

Kur thua “Xibraka”, mua më kujtohet ai ministri trupshkurtër, i dënuar tashme, që dilte me forcat e “FNSH”-se nga mbrapa dhe pëlliste se “qeveria është e vendosur për të luftuar trafikun e drogës”! Në fakt koha tregoi se ndodhi e kundërta, edhe nga vetë ai që kapardisej para policëve me propagandë boshe! Sot, të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas me këtë ministër që sot po shijon pasurinë dhe personazhet e tjerë nga policia apo prokuroria!

T’i kthehemi “Xibrakes”!

Makina për të cilën flisnin nga PD-ja, ka qenë me targa “AA 653DM” ngjyrë e bardhë, Range Rover Discover! Kjo makine ishte në pronësi të familjarëve të një ish-deputetes së PS-së, por që përdorej nga Gentjan Gjonaj (ish-pjesëtar i organizatës “Hakmarrja per Drejtesi”) i arrestuar për “XIBRAKEN”, por tashmë i liruar nga burgu!

Siç rezulton, nga të dhënat e TIMS kjo makinë qenka perdorur edhe nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit! Jo vetëm ky, por edhe Ermal Hoxha, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha!

Çfarë roli kishte Olsi Rama në këtë dosje dhe a ka vepër penale, mbetet për t’u parë nëse nisin hetimet se në atë kohë kjo u parakalua!!

Në atë kohë, prokurorët që hetonin çështjen ishin

Olsian Çela, Edvind Kondili dhe zv/drejtuesi Henrik Ligori!

Prokurori i çështjes Olsi Çela, sot mban detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, i votuar në Kuvend nga kjo mazhorancë dhe jo vetëm!

Prokurori Edvin Kondili, prokurori i rëndësishëm në SPAK dhe ish-kandidat për drejtuesin e SPAK-ut!

Si dhe shefi i linjës, Henrik Ligori, bashkëshorti i ish-deputetes së PS-së, Shega Ligori! Prokurori Ligori dha dorëheqje nga detyra për të mos iu nënshtruar vetingut dhe tashmë është pedagog në Shkollën e Magjistraturës!

A duhet të thonë këta se çfarë ka ndodhur me këtë dosje??? Pyesni???

Ajo çfarë kam thënë shumë kohë më parë se autoritetet gjermane NUK i dorëzuan përgjimet dhe vëzhgimet që kanë bërë për llogari të tyre në Gjermani, e jo vetëm për shkak të këtyre hetimeve te cunguara! Në ato materiale, burimet më thoshin, se kishte pamje të kësaj makine (që sot flisnin) dhe personat që kanë qenë në Gjermani dhe bisedat me I.Hysenin! Si dhe përgjimet e zyrtarëve të lartë të doganës në atë kohë dhe një biznesmen i fuqishëm! Kjo për faktin se nga hetimet, rezultoi se kontejnerët qe kishin sjellë plehun kimik nga vendet latine NUK ishin regjistruar në dogane! Pra vetëm një person i fuqishëm dhe zyrtar i lartë kishte këtë mundësi, që të kalonte kontejnerët pa i regjistruar në doganë duke mos lënë gjurme se kush kompani i solli në Shqipëri! Në atë kohe dolën edhe emrat e fëmijëve të një ish-zyrtari tjetër të lartë të PS-së, por edhe për ata asgjë!

Para se ta mbyll, po ju them edhe një detaj tjetër!

Dy kolumbianët, ekspertët e kokainës, Valter Moreno e Cesar Gutierrez, kanë dalë nga burgu dhe nuk janë kthyer në vendet nga kanë ardhur! Atyre iu kanë gjetur nuse dhe i kanë martuar, njeri me një grua nga zona e Vlorës dhe tjetrin një grua nga zona e Lushnjës dhe të dy jetojnë të lumtur në Shqipëri!

Por do t’i lusja kolegët të pyesin se ku punojnë dhe me çfarë merren këta ekspertë të kokainës tashmë në Shqipëri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco