Abilekaj: A e heshti Rama Rai3, siç ka bërë edhe më parë me tv të huaja?

Abilekaj: A e heshti Rama Rai3, siç ka bërë edhe më parë me tv të huaja?

23:43, 28/04/2024
A+ Aa A-
Emisioni Report, i Rai3 nuk ka transmetuar ditën e sotme faktet e tjera rreth narkoshtetit të Edi Ramës siç pati premtuar gjatë javës, por edhe gjatë ditës së sotme.

Pas transmetimit të emisionit, analisti i njohur, Enton Abilekaj, ka ngritur dyshime për mospublikimin e fakteve për mbrëmjen e sotme. 

Abilekaj shprehet se Rama ka ‘heshtur’ edhe më parë mediat e huaja, duke ngritur kështu dyshimin se kryeminstri ua  ka gjetur anën edhe gazetarëve të Report për të ndryshuar rrjedhën e emisonit, për të cilët thotë se kanë detyrimin të japin një shpjegim për këtë.

Postimi i Abilekajt:

Autori i emisionit investigativ Report ne Rai 3, Sigfrido Ranucci, lajmeroi gjithe javen qe sot do te ishte pjesa e dyte e reportazhit per Shqiperine. Qe do te thoshte se reportazhi ishte gati, te dielen e shkuar u transmetua pjesa e pare dhe sot do te ishte pjesa e dyte. 

Sot, pa asnje shpjegim, Rai 3 nuk e transmetoi pjesen e dyte. Ranucci u pergjigjej shikuesve te zhgenjyer ne FB se po rakordojne nje interviste me Kryeministrin Rama, per te justifikuar mungesen uleritese te reportazhit per Shqiperine. 

Nuk dihen arsyet e verteta, deri tani mund te thuhet me siguri vetem qe Rama ia arriti qellimit. Se si ka ndodhur e kane per detyre gazetaret italiane, qe u bene protagoniste per nje jave ne Shqiperi, ta sqarojne me te njejtin pasion qe shijuan efektin e pjeses se pare. Ka ndodhur kjo edhe me media te tjera te huaja per te cilat kryeministri eshte kujdesur qe te heshtin, por nje incident i tille nuk ka ndodhur kaq hapur as ne Tv shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco