Berisha: Erion shko më mirë tek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbe

Berisha: Erion shko më mirë tek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbe

20:49, 28/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në tubimin që po mbahet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se nëse Erion Veliaj nuk do të gjykohet në sheshin Skënderbej, do të varet në shtyllën e turpit të historisë, atje ku e meriton.

Fjala:

Erion Veliaj, pasi vodhe në mënyrën më të shpifur, më të shpërfytyruar qytetarët e Tiranës, largohu një minutë e më parë nga detyra, sepse pasoja do të jetë katastrofale për ty.

Nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë luftëtarët e lirisë.

Betimi i tyre me çdo kusht, me çdo çmim çlirimi i bashkisë nga ti.

Prandaj meqë u zotove se do të mbledhësh Skapin dhe do të ju japësh dosje, shko më mirë tek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbej, të varesh në shtyllën e turpit të historisë, atje ku e meriton, atje ku e ke vendin.

Njeriu që shkatërroi për klane droge dhe interesa ekonomike një nga simbolet më të arrira të qytetit dhe kombit, Teatrin Kombëtar.

Njeriu që mbyti Bibliotekën Kombëtare.

Njeriu që po mbush Tiranën me monumente të korrupsionit dhe drogës.

Njeriu që ka dhënë gjatë mandatit tij 10 milionë metër katror beton.

Njeriu që ka shndërruar Tiranën në një mollë të ndaluar për foletë e shpresës, shtëpizat e të ardhmes të të rinjve shqiptarë.

Ik, se as në letërsinë botërore një personazh të shpifur si ti nuk e gjen.

Largohu, largohu, largohu.

Ditën e martë në orën 16:30 flamuri i fitores, flamuri i lirisë, flamuri ngadhënjimit valëvitet mbi bashkinë e kryeqytetit të Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Poshtë Erion Veliaj.

Fitore, fitore, fitore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco