VIDEO/ Denoncimi i gazetares: Kanali Rai dhe SYRI TV janë censuruar në prag të reportazhit të radhës!

20:16, 28/04/2024
A+ Aa A-

Gazetarja dhe njëherazi anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alba Kepi, ka denoncuar se kanali publik shtetëror italian Rai dhe televizioni opozitar shqiptar SYRI TV është censuruar në prag të publikimit të reportazhit të radhës, i cili demaskon lidhjet korruptive dhe kriminale të qeverisë së Edi Ramës.

‘Kjo është një censurë, po jetojmë një regjim demokratik prandaj solidariteti dhe gjithçka që ne presim është të ndihmojmë demokracinë dhe të kthejmë në liri liderin e opoztiës, Doktor Sali Berisha’, u shpreh Kepi në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

Kepi: Kërkojmë solidaritet ndaj popullit demokrat, ndaj opozitës, për zbardhjen e së vërtetës kundër një sistemi diktatorial prandaj kërkojmë ndihmë nga presidentja Meloni jo për të ndihmuar Ramën por për të ndihmuar dhe për të thënë të vërtetat të cilat ky regjim i censuron.

Sot të dashur miq, kanali Rai siç po shpërndahet në rrjetet sociale është censuruar dhe nuk mund të shohin sepse një tjetër reportazh i Rai3 do të nisë transmetimin në orën 21:00. Po ashtu i vetmi televizion opozitar SYRI TV është i censuruar dhe nuk mund të shihet nga shqiptarët e diasporës.

Kjo është një censurë, po jetojmë një regjim demokratik prandaj solidariteti dhe gjithçka që ne presim është të ndihmojmë demokracinë dhe të kthejmë në liri liderin e opoztiës, Doktor Sali Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco