Bardhi: Ja si u promovuan Prokurorët që fshehën emrin e Olsi Ramës nga Xibraka

Bardhi: Ja si u promovuan Prokurorët që fshehën emrin e Olsi Ramës nga Xibraka

21:34, 28/03/2024
A+ Aa A-

Kryetar i Grupit Parlamentar  të PD, Gazmend Bardhi, pas publikimit të dokumentave që sipas tij implikojnë vëllain e Kryeministrit në çështjen e Xibrakës, tha ndër të tjera se prokurorët që kanë hetuar dosjen janë promovuar nga Rama në vitet më pas.

Ai tha se prokurorët e çështjes së Xibrakës që e kanë mbuluar rolin e Olsi Ramës kanë qenë Olsian Çela dhe Edvin Kondili.

 “Prokurorët e dosjes së Xibrakës që kishin për detyrë të hetonin këtë personin 45-vjeçar, njëri me votë të Edi Ramës është bërë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe prokurori tjetër është mbështetur në një garë ku Rama hyri në luftë me Ambasadën e SHBA-së për ta bërë drejtor të SPAK.

E  vërteta  është që të gjithë përfaqësuesit që ndodheshin atje me votë të Edi Ramës, votuan për Edvin Kondilin”, tha Bardhi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco